Ndotja dhe demtimi i mjedisit urban
Rritja e theksuar e games dhe e sasise se artikujve te konsumit te perditshem e te mallrave ushqimore te importuara ka bere qe te rritet ne menyre te theksuar edhe sasia e plehrave nga keto produkte, vecanerisht nga ambalazhet prej qelqi, lendesh plastike, kartoni e metali. Nga ana tjeter, mungon nje sistem adekuat per grumbullimin e transportin e plehrave, duke nisur me mungesat ne kontejnerat e plehrave, me demtimet ose zhdukjen e tyre e te pikave prej betoni e deri te moslargimi i plehrave nga mjediset midis blloqeve te banimit, duke perfshire ketu edhe mbeturinat e ndertimeve tashme te shumefishuara. Gjithashtu ne vend ende nuk eshte perpunuar nje politike e strategji per plehrat urbane, duke perfshire ketu teknologjite bashkekohore per trajtimin e riqarkullimin e tyre. Te gjitha keto mangesi kane krijuar situata te jashtezakonshme ne qytetet e qendrat urbane, e vecanerisht ne kryeqytet, situata te cilat vene perpara pergjegjesise dikasteret perkatese dhe organet e pushtetit lokal. Keto, ndonese jane deklaruar e angazhuar disa here per zgjidhjen e problemit, jane ende shume larg zoterimit te gjendjes.
Asnje qytet ne Shqiperi nuk e ka te zgjidhur plotesisht grumbullimin, transportimin dhe depozitimin e mbeturinave urbane. E njejta tabllo eshte edhe per ujerat e zeza te cilave ju shtohen edhe strehimet nen banesa te groposura, te cilat ne shumicen e rasteve jane mbushur me ujra te ndenjur, mbeturina te ndryshme etj.
Demtimet dhe carjet ne rrjetin e ujit te pijshem, furnizimi me nderprerje, rrjedhjet e ujerave te zeza krijojne nje rrezik te vazhduar te infektimit te ujit te pishem nga ujerat e zeza per nje pjese te qyteteve.
Ndertimet e reja vecanerisht ne periferite e qyteteve nuk po shoqerohen me rrjetin e kanalizimeve te ujerave te zeza, dukuri qe do te keqesoje me teper situaten mjedisore ne zonat urbane po qe se nuk akordohen urgjentisht fonde per ndertimin e rrjeteve te kanalizimeve.
Aktualisht shumica e venddepozitimit te mbeturinave urbane jane terrene te papershtatshme per kete qellim, madje edhe prane shtreterve te lumenjve duke ndotur ne menyre konstante ujerat e tyre dhe duke rrezikuar seriozisht cilesine e ujerave nentokesore te cilat ne shumicen e rasteve jane burime te ujit te pijshem.
Per t'u paraprire investimeve ne kete sektor gjate vitit 1995 me mbeshtetjen financiare te programit PHARE do te kryhet studimi mbi administrimin e mbeturinave urbane dhe industriale dhe mbi bazen e kritereve teknike bashkekohore do te percaktohen sheshet e pershtatshme per depozitimin dhe perpunimin e ketyre lloj mbeturinave ne tetë qytete kryesore.
Demtime te ndjeshme u jane shkaktuar parqeve e lulishteve brenda e prane qyteteve per shkak te ndertimeve te shumta ne vecanti te bareve e kioskave, ne kundershtim flagrant me kriteret urbanistike e te ruajtjes se mjedisit e peisazhit natyror.
Ne menyre te vecante kritike eshte gjendja e krijuar ne disa qytete kryesore ku po realizohen ndertime relativisht te medha brenda siperfaqeve te gjelbra duke demtuar dhe pakesuar me tej ato.
Fenomen i ndertimerve te jashteligjshme eshte i pranishem edhe ne mjafte rajone te tjera te vendit sidomos ne zonen bregdetare dhe me teper ne zonat ekologjikisht te mbrojtura ose me vlera te vecanta per zhvillimin e turizmit si Karavastaja, Golemi, Ksamili etj.
Mungesa e plote e impianteve te trajtimit te ujerave te zeza komunale ne qytetet tona, si per shembull, Tirane, Durres, Vlore, Pogradec etj. ka nxjerre probleme te mprehta te ndotjes se mjedisit e te rrezikimit te shendetit te popullsise, te cilat duhen trajtuar me perparesi, vecanerisht ne zonat perspektive per zhvillimin e turizmit. Nje fillim i mire per zgjidhjen e kesaj gjendjeje perben perfshirja, ne kuadrin e Programit PHARE, e hartimit te dy projekteve per impiantet e trajtimit te ujerave te zeza te Qyteteve Vlore dhe Pogradec si dhe disa ndermarrje ne bashkepunim me Banken Boterore apo organizata te tjera per te permiresuar rrjetin e kanalizimeve te ujerave te zeza
Ndikimet nga sektori prodhues industrial
Ne sektoret prodhues industriale gjate periudhes 1993-1994 ndermarrjet qe shkaktojne ndotje te mjedisit kane punuar vetem pjeserisht dhe ne pergjithesi, nen kapacitetin e tyre te projektuar. Pavaresisht nga kjo, ndotja e shkaktuar nga ndermarrjet ne pune ka qene ne te njejtat nivele si edhe me pare, duke qene se nuk jane marre masa teknike per permiresimin e teknologjise se prodhimit, e cila eshte mjaft e prapambetur. Gjithashtu nuk u morren masa, per rivenien ne pune te impianteve te pakta ekzistuese.
Nder ndotesit kryesore ne kuadrin e ketij sistemi prodhues eshte industria e nxjerrjes dhe e perpunimit te naftes e te gazit. Teknologjia e vjeteruar qe zbatohet edhe sot per nxjerrjen e perpunimin e naftes, kujdesi i paket per shfrytezimin me efektivitet te pajisjeve qe menjanojne ndotjen e ujit dhe te tokes si edhe moszbatimi i kerkesave per mbrojtjen e mjedisit ne kerkimin dhe nxjerrjen e naftes, jane faktoret kryesore te ndotjes se mjedisit nga ky sektor.
Kombinati i Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh perben aktualisht nje nga objektet me te medha ndotese, qe shkarkon sasi te medha ujerash te ndotura, te cilat perfundojne ne lumin e Gjanices pa kurrefare perpunimi, si edhe gaze te demshme ne atmosfere (H2S e SO2), ndikimi negativ i te cilave ndihet ne zonen dhe qytetin e Ballshit.
Ne sektorin e minierave e te metalurgjise ndotje te ujit dhe te tokes kane shkaktuar fabrikat e pasurimit te mineraleve te kromit e te bakrit, si edhe minierat perkatese kurse ndotje te konsiderueshme te ajrit me SO2 shkaktojne fabrikat e shkrirjes se bakrit ne Kukes, Rubik e Lac, ku teknologjia e shkrirjes ka mbetur shume prapa nivelit bashkekohor. Per me teper ne uzinen e Lacit te projektuar ne kombinim me fabriken Nr.2 te acidit sulfurik, gazi SO2 me perqendrim me te larte se ne uzinat e tjera te shkrirjes shkarkohet drejtperdrejt ne atmosfere, duke qene se fabrika perkatese e acidit sulfurik prej disa vitesh nuk funksionon, me pamundesi teknike-financiare per t'u rivene ne pune.
Ndotja e mjedisit nga ana e industrise kimike gjate 1993 e vecanerisht gjate 1994, ka qene me e paket per shkak se nje pjese e mire e ndermarrjeve kimike nuk ka patur veprimtari prodhuese, ose ka punuar ne periudha te shkurtra e me prodhimtari te ulet. Keshtu, Uzina e Sodes ne Vlore qe ka qene ndotes i madh i mjedisit natyror, nuk ka punuar dhe eshte klasifikuar nga ana e Agjensise se Ristrukturimit te Ndermarrjeve si objekt qe nga pikepamja teknike e financiare nuk i permbush kerkesat e sistemit te ekonomise se tregut.
Pavaresisht nga shkalla e ulet e prodhimit, Uzina e acidit sulfurik dhe e superfosfatit ne Lac shkakton ndotje te ujerave (H2SO4, H2SiF6, etj.) dhe te ajrit (SO2, gaze te fluorit), kurse ne Uzinen e plehrave azotike ne Fier problem shqetesues jane shkarkimi i gazeve NOx dhe NH3 ne atmosfere, si edhe i ujerave amoniakore.
Ndotje te ajrit me bloze, SO2, tymra e hira shkaktojne edhe TEC-et.
Probleme te ndotjes se mjedisit ne sektoret e industrise se lehte ka ne fabrikat e lekureve dhe te tekstilit te cilat shkarkojne ujera te ndotura pa iu nenshtruar asnje procesi pastrimi, duke shkaktuar keshtu ndotje te ujerave siperfaqesore me komponime squfuri (sulfure), kromi, me lende organike etj.
Ndotja nga fabrikat e letres, te cilat me pare kane qene burime te medha te ndotjes se ujerave natyrore, tani praktikisht eshte menjanuar, duke qene se gjate vitit 1993 e ne vazhdim fabrikat e letres kane punuar shume pak dhe kryesisht me leter te riqarkulluar. Prodhimi i letres me material te riqarkulluar eshte nje zgjidhje qe nuk krijon probleme te ndotjes se mjedisit ne stadin e prodhimit; nga ana tjeter ai duhet nxitur si nje menyre qe menjanon ndotjen urbane nga mbeturinat e ambalazheve prej letre e kartoni.
Ndotje te mjedisit me lende te ngurta kane shkaktuar edhe fabrikat e perpunimit te lendeve plastike ne uzinat e Lushnjes dhe te Durresit. Nje burim i fuqishem i ndotjes me plumb eshte reparti metalurgjik i uzines se prodhimit te baterive ne Berat ku situata e krijuar kerkon nderhyrje te domosdoshme per te ulur nivelin e ndotjes.
Sektori i transportit, ne krahasim me periudhen e meparshme, shkakton nje ndotje me te madhe te ajrit me pluhur dhe me tymra e gazra te shkarkimeveve, duke perfshire ketu ndotjen nga komponimet e plumbit. Shkak per kete eshte rritja e madhe e numurit te mjeteve te transportit qe ne fund te vitit 1994 arriti ne me se141,500 (automjete shteterore e private te te gjitha llojeve duke perfshire dhe traktoret rrugore e motorcikletat) si edhe gjendja e dobet teknike e tyre dhe kontrolli i paket i ushtruar ndaj automjeteve. Me e renduar eshte gjendja ne qytete, ku krahas papastertive te medha neper rruge, parkimi i autoveturave e sidomos i kamioneve te te gjitha madhesive ne mjediset e gjelbra e te shlodhjes ne blloqet e banimit, i ka shnderruar keto ne sheshe parkimi dhe servisi, te improvizuara ose te organizuara, ka krijuar probleme te reja per cilesine e jetes urbane qe lidhen si me ndotjen e ajrit e te tokes,ashtu edhe me zhurmat qe jane shqetesuese ne cdo kohe te dites e te nates. Hyrja gjate kater viteve te fundit e automjeteve, shumica e te cileve te amortizuar, jo vetem qe ka rritur nivelin e ndotjes kimike ne qytetet kryesore por ka demtuar mjedisin e vecanerisht peisazhin per shkak te abandonimit pa kriter te tyre dhe krijimit kudo te varrezave te makinave jashte perdorimit.