Himara

    Share
    avatar
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 43
    Registration date : 26/09/2008

    Himara

    Mesazh  Admin prej Fri Nov 28, 2008 4:16 am

    Himara


    Emri Himarë e ka origjinën nga fjala e vjetër Shqipe e përdorur në këto anë Hi(j) Marë - Eja Marë, qe ka të bëje me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familiar apo ti bashkohet nje grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Marë eshte emër i njohur Shqip vajze në Himarë, në jug të Shqipërisë dhe në veri të saj.

    Emri Himarë e ka origjinën nga fjala e vjetër Shqipe e përdorur në këto anë "Hi(j) Marë" - "Eja Marë", qe ka të bëje me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familiar apo ti bashkohet nje grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Marë eshte emër i njohur Shqip vajze në Himarë, në jug të Shqipërisë dhe në veri të saj.

    I ndërtuar në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, qyteti i Himarës ka qenë gjithmonë qendër e një zone që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe Labërinë e Kuveleshin. Ajo përmendet që në kohët e lashta ku parardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve, por historia moderne duket se fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tanë veriorë nuk mundën ta mbanin për shumë kohë dhe në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë. Zona ka qenë gjithmonë me një popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjinë nga ajo që sot njihet si zona e Labërisë dhe duke filluar që nga shekulli i XV edhe me të ardhur nga zonat e Mirditës dhe Krujës. Më 1431 Himara u përfshi nga Perandoria Turke si një krahine e Sanxhakut të Shqipërisë. Duke filluar që nga shekulli i XVI, si pasojë e disa kryengritjeve, Himara, ashtu si edhe Mirdita, siguroi një sërë privilegjesh dhe një lloj autonomie, që e lejoi të ruante fenë dhe flamurin Shqiptar. Fatkeqësisht, mungesa e rrugëve dhe zona malore krijoi vështirësi në komunikimin e saj me zonat e brëndshme të vendit. Pervec gjuhes amëtare Shqipe, duke shfrytëzuar detin ata vendosën lidhje tregtare me Greqinë e Venedikun e kryesisht me Korfuzin dhe si pasojë e ketyre lidhjeve, filloi te përdorej edhe gjuha Greke e Italiane për qellime tregtare. Që më 1912 Himara kishte ngritur flamurin e pavarësisë dhe kishte dërguar përfaqesinë e saj në Vlorë.


    Gjeografia

    Himara përbëhet nga dhjetë fshatra: Himara, Palasa, Dhërmi (nga Shqipja e vjetër - Dhëri Mbi, Dhër Mbi, Dhër Mi, Dhëri Im), Vuno (nga Shqipja e vjetër - Vëne, Vure, Vono), Qeparo (nga Shqipja e vjetër - Qëparë, Që Para, Që Par-o, Më Parë), Kudhës (nga Shqipja e vjetër - Kudhër, Kudhësi), Shën Vasil, Pilur (nga Shqipja e vjetër - Pi Ulur, Pij Ujë Ulur), Jale dhe Ilia. Himara si krahinë shtrihet në jug-perëndim të Shqipërisë në anë të bregdetit të detit Jon. Krahina e Himarës ka një sipërfaqe me gjatësi rreth 50 km dhe gjërësi rreth 10 km. Rajoni është vënd malor dhe karakterizohet nga male e kodrina që thepisen drejtpërdrejt në një det të kristaltë, dhe është një vënd detar me klimë mesdhetare. Himara bën pjesë në Rrethin e Vlorës.

    Demografia

    Himara ka rreth 2000 banorë. Disa nga familjet e njohura dhe me vazhdimësi të hershme në Himare janë familjet: Gjoleka, Kolila, Gjini, Kokaveshi, Gjicali, Marku, Gjergji, Prifti, Koleka, Koka, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Vreto, Memi, Zoti, Duka, Xhagjika, Milo, etj. Me të prurat e lëvizjes së popullsisë për arsye ekonomike dhe sociale familje të sapoardhura i janë bashkuar krahinës së Himarës këto kohët e fundit. Familja Bollano për shëmbull është vendosur në Himarë në 20 vitet e fundit, duke ardhur nga krahina e Kurveleshit. Himara mirëpret njerëz dhe familje nga cdo anë e Shqipërisë, sepse Himara është e njohur për mikëpritjen e saj të vecantë dhe bujare Shqiptare.

      Ora është Wed Dec 13, 2017 11:45 am